Qeveria e Irakut mohon pretendimet për operacione ushtarake në Kirkuk

Qeveria e Irakut mohon pretendimet lidhur me atë se kanë filluar operacione ushtarake në jug të Kirkukut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Operacioneve të Përbashkëta të Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut thuhet se pretendimet për fillimin e operacioneve ushtarake në jug të Kirkukut janë të pavërteta.

Ndërsa në një deklaratë nga Rrjeti Medial i Luftës thuhet se “Forcat tona të sigurisë nëpërmjet operacionit për pastrimin e disa rajoneve të çliruara, përpiqen që të kontrollojnë terrenin”.

Në deklaratë po ashtu mediat u paralajmëruan “që t’i shmangen lajmeve të cilat mund ta tensionojnë gjendjen” sepse në të kundërtën do të fillojnë proceset ligjore kundër tyre.

Qeveria Qendrore e Bagdadit mbrëmë bëri një numër të madh të dislokimit ushtarak në qytetet Tazehurmatu dhe Beshir në jug të Kirkukut.

Pretendohet se trupat ushtarake në fjalë janë dërguar për të marrë nën kontroll aeroportin ushtarak dhe fushat e naftës të konfiskuara nga forcat Peshmerga.

Kryeministri i Irakut Hajdar el-Ibati ka thënë se qeveria qendrore ka të drejtën për të ofruar siguri në Kirkuk dhe në rajonet e tjera të diskutueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button