Rasti “Kumanova”, vendimi gjyqësor pas zgjedhjeve

Nga Gjykata Themelore “Shkupi 1” sot njoftuan se nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë marë kërkesë për anulimin e seancës së “Rastit të Kumanocës” dhe se për shkak të angazhimit të madh të MPB-së për sigurimin e delegacioneve ndërkombëtare dhe zgjedhjeve lokale do të duhet të shtyhet seanca për të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”, transmeton Alsat.

Për rastin e Kumanovës kanë mbaruar fjalët përfundimtare të grupit të logjistikës dhe vendimi përfundimtarë pritej të merret më 17 tetor por me kerkësë të MPB-së, kjo datë është shtyrë për në nëntor. Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ndodhi në 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Në këto përleshje humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave policore të Maqedonisë dhe mbi 30 u plagosën, kurse nga grupi i armatosur u vranë 10. Të arrestuarit ngarkohen me akuzën për “Terorizëm” dhe “Oraganizatë terroriste”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button