Dita ndërkombëtare e shkopit të bardhë – 2.500 fëmijë nga mosha parashkollore kanë shikim të dëmtuar

Në Republikën e Maqedonisë 2.500 fëmijë të moshës parashkollore kanë shikim të dëmtuar. Duhet përmirësim i cilësisë në arsim, përfshirje sociale e cila u nevojitet fëmijëve me çrregullim në të shikuarit, infrastrukturë, shtigje daktilike dhe shumë punë të tjera të cilat do ta lehtësonin qasjen për ta.

Këtë sot e theksoi Suaret Alishan nga OJQ “Bota e fëmijëve fillimi i ri”, në ngjarjen e titulluar “Të ndryshëm, të posaçëm, ndërsa të barabartë – Ndryshojmë”, i cili u mbajt në Shkollën Shtetërore për Fëmijë dhe të Rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” me rastin e 15 tetorit, Ditës ndërkombëtare të shkopit të bardhë – simbol i personave me çrregullim vizual në të shikuarit.

Ai theksoi se janë të barabartë si edhe fëmijët e tjerë, se shkolla “Dimitar Vllahov” është e hapur edhe për fëmijët e tjerë pa marrë parasysh nëse kanë pengesa vizuale.

Drejtori i Shkollës Shtetërore për Fëmijë dhe të Rinj me Shikim të Dëmtuar “Dimitar Vllahov”, Goranço Jakimov tha se janë angazhuar të gjithë bashkërisht fëmijëve t’u mundësojnë kushte dhe arsim siç u nevojitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button