Erdogan: Bashkë me Rusinë do të prodhojmë S-400

Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka dekaluar se nuk ka kurrfarë problemesh lidhur me blerjen e planifikuar të sistemit raketor rus tokë-ajër S-400 dhe se me Rusinë është biseduar edhe për sistemin S-500, kanë njoftuar medie turke, transmeton Koha.net.

Është theksuare se Erdogan u ka thënë kështu gazetarëve në avion gjatë kthimit nga udhëtimi në Ukrainë e Serbi.

Gazeta Habertürk ka theksuar se kryetari turk ka thënë se nuk do të ketë prodhim të përbashkët në fazën parë të furnizimit me S-400, porse në fazën e dytë kjo mund të ndryshoj, përcjell al jazeera.

“Në e dhëntë Zoti, do të ndërmarrim hapa drejt prodhimit të përbashkët “, e ka cituar kjo gazetë Erdoğanin.

Ministri turk i Punëve të Jashtme në fillim të kësaj jave në intervistën për gazetën Akşam ka deklaruar se Ankaraja do të mund të heqë dorë nga blerja e S-400 nëse nuk arrihet marrëveshja për prodhim të përbashkët ruso-turk.

Ai ka thënë se Turqia nuk është e njoftuar për refuzimin zyrtar të palës ruse që bashkërisht të prodhojnë këtë sistem mbrojtës kundërajror.

“Kryetari i Rusisë Vladimir Putin na ka thënë se mund të ndërmarrim hapa drejt prodhimit të përbashkët, teknologjia është kryesorja”, ka thënë Mevlüt Çavuşoğlu dhe ka shtuar se “Turqia, nëse qëndrimi rus është negativ,do të mund të bëjë marrëveshje me ndonjë shtet tjetër “.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button