fbpx

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën në zjarret në Kaliforni

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën, mbi njëqind janë lënduar, ndërsa disa qindra rezultojnë të zhdukur në zjarret e fuqishme që e kanë përfshirë shtetin federal amerikan Kalifornia.

Kjo paraqet numër rekord të viktimave në flakët e zjarrit në historinë e SHBA-së. Rekordin e deritanishëm e kanë mbajtur zjarret në Los Anxhelos, në vitin 1993, kur humbën jetën 29 persona.,

Zjarri deri më tani ka përfshirë sipërfaqe prej 190.000 ari dhe kanë shkatërruar mbi 3.500 objekte banimi dhe afariste.

Калифорнија пожари

Sipas autoriteteve lokale, nuk ka informacione për 463 persona nga rajoni i përfshirë me zjarret, të cilët momentalisht rezultojnë si të zhdukur.

Më rëndë është goditur qyteti Santa Roza, në veri të San Franciskos, në pjesën qendrore të luginës Santa Napa, e cila njihet si qendra kryesore e industrisë së verës në SHBA.

Калифорнија пожари

Mbi 8.00 zjarrfikës janë angazhuar në luftën me zjarret, të cilat përhapen për shkak të erërave të fuqishme dhe thatësirës. Momentalisht në rajon janë aktive të paktën 21 zjarre.

Supozohet se zjarret janë shkaktuar nga shkëndijat elektrike nga rrëzimi i një largpërçuesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button