Ndahet nga jeta deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti
Është ndarë nga jeta ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish ministër i Energjetikës, Dritan Prifti, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Pak ditë më parë, siç njoftojnë mediat shqiptare, u bë e ditur se Dritan Prifti ishte në gjëndje kritike dhe sapo kishte dalë nga një operacion i vështirë në Itali, nga i cili nuk kishte patur përmirësime.