Lavrov: Tilerson konfirmoi se qëllimi i SHBA-së në Siri është lufta kundër SHI-së

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson sot konfirmoi se lufta kundër grupit terrorist, të ashtuquajtur “Shteti islamik” është qëllimi i vetëm i Uashingtonit në Siri, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

“Derisa kontaktova me sekretarin amerikan të shtetit Reks Tilerson, e parashtrova këtë pyetje (për aksionet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Siri). Biseda jonë e fundit telefonike është realizuar më 9 tetor. Reks Tilerson edhe njëherë më bindi se lufta kundër SHI-së është qëllim i vetëm i këtij koalicioni në Siri”, deklaroi në konferencën për media Lavrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button