PPD: Të krijohet mekanizëm me të dhëna për kontributin financiar të vetëqeverisjes lokale

Partia Për Prosperitet Demokratik mbrëmë realizoi një takim me qytetarët e komunës Gazi Babë në hapësirat e Shkollës Fillore në Lagjen Hasan Beg.

“Pritja e ngrohtë dhe madhështore që na u bë mbrëmë na jep të drejtë të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt ringritjes së PPD-së në skenën politike. Në këtë takim u prezantua lista e kandidatëve për këshilltarë që udhëhiqet nga zotëri Adem Ismaili, dhe vizioni i PPD-së për një vetëqeverisje lokale më efikase”, informojnë nga PPD.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i PPD-së Faton Aliti i cili në fjalimin e tij mes tjerash potencoi nevojën e krijimit të një mekanizmi i cili do të sigurojë të dhëna të sakta për mjetet financiare me të cilat njësitë e vetëqeverisjes lokale kontribuojnë në Buxhetin Shtetëror, dhe sa mjete u ndahen komunave në drejtim të kundërt. Kjo, sipas Kryetarit Aliti do të na siguronte një pasqyrë më të pastër për diskriminimet eventuale në baza etnike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button