Analizë: Edhe liderët partiak në garë për kryetar komune në Strugë dhe në Tetovë

Për herë të parë në këto zgjedhje lokale, krerët e partive të bllokut politik shqiptar hynë në betejën zgjedhore për kryetar komune. Kështu Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët do të përpiqet për të fituar besimin e qytetarëve në Strugë për herë të dytë. Në vitin 2013, kur u bë kryetar i Komunës së Strugës, Sela ishte anëtar i PDSH-së dhe në këtë garë tani ai futet si lider i partisë Aleanca për Shqiptarët. Ndërkaq, edhe Bilal Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, është një nga kandidatët për kreun e komunës së Tetovës.

Hyrja e liderëve të partisë si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në garën zgjedhore, më saktësisht si kandidatë për kryetarë komunash, nuk ka qenë një praktikë e zakonshme kur bëhet fjalë për partitë politke shqiptare në Maqedoni. Kryetarët e partive nga blloku politik shqiptar i kemi parë vetëm si deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, që çdoherë edhe i janë shmangur marrjes së funksioneve në pushtetin ekzekutiv, edhe pse publiku në disa raste ka kërkuar një gjë të tillë, gjë që nuk ndodhi asnjëherë.

Tek ne në Maqedoni, por edhe në rajon dhe më gjerë, nuk është praktikë e panjohur që udhëheqësit e partive të jenë në krye të funksioneve komunale. Për shembull, udhëheqësi i LSDM-së, kryeministri aktual Zaev Zaev, deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar (2016) ishte kryetari i Komunës së Strumicës. Detyrë që e ka ushtruar për tre mandate, nga viti 2005 deri në vitin 2016, kur u tërhoq nga posti i tij pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, me çka u bë edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Zaev në Kongresin e 8-të të LSDM-së në vitin 2008 u zgjodh si ushtrues detyre, kryetar i partisë, funksion që e mbajti deri në Kongresin e 9 kur edhe u zgjodh nënkryetar i Bordit Qendror (2009), kurse kryetar i LSDM-së është që nga viti 2013.

Në Shqipërinë fqinje, kryeministri Edi Rama, para se të bëhej kryeministër (shtator 2013), ishte në tre mandate kryetari i Bashkisë së Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011, kur edhe humbi në betejën për mandatin e tij të katërt nga kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Për herë të parë në këto zgjedhje një praktikë të këtillë tek partitë politike shqiptare në Maqedoni do ta vendosin Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. Sela do të përpiqet për të fituar besimin e qytetarëve në Strugë për herë të dytë. Këtë pozitë ai e fitoi për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2013 si pjesëtar i PDSH-së, kurse në këtë garë tani ai futet si lideri i Aleancës për Shqiptarët. Bilal Kasami, kreu i Lëvizjes Besa, gjithashtu, është një nga kandidatët për kreun e Komunën së Tetovës, qendra e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Edhe pse kandidatura e Sela u fol disa muaj para zgjedhjeve, përshtypja në fillim ishte se kjo është vetëm një “lojë mediatike me emrat e kandidatëve”, derisa edhe zyrtarisht ai kërkoi edhe një mandat të dytë në Strugë. E njëjta gjë ndodhi edhe me kandidaturën e Kasamit për kryetar të Tetovës, që ishte e pasigurtë për publikun deri në momentet e fundit të afatit për paraqitjen e listave të kandidatëve. Përkatësisht, nga kjo parti kalkulonin edhe emra të tjerë përkreun e Tetovës.

KALKULIMET POLITIKE

Cili do të jetë çmim politik që do të paguajnë Sela dhe Kasami, si dhe partitë që përfaqësojnë këto – Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja e Besa? Çfarë fitojnë në rast të fitores në zgjedhje dhe çfarë rrezikojnë në rast se ata humbasin betejën në zgjedhjet lokale dhe cilat janë motivet për një lloj të tillë testimi të autoritetit dhe të ardhmes së tyre politike?

Në rastin e skenarit të parë, besueshmëria e tyre, por edhe posti i kreut të partisë do të jetë relativisht i “nxehtë” dhe kërkesa për dorëheqje do të jetë e para gjë që do të pasojë me debat në qarqet e partisë dhe në publikun e gjerë. Megjithatë, shikuar nga një kënd tjetër mund të themi se këto janë lëvizje mjaft të guximshme të liderëve shqiptarë, duke marrë përsipër gjithë seriozitetin dhe përgjegjësinë për rezultatet në zgjedhjet lokale, duke pasur sfidë tërë fuqinë politike të BDI-së në Tetovë she Strugë, si dhe praktikën e krijimit të koalicioneve ad hoc në raundin e dytë.

Analisti Xhemal Ahmeti mendon se të dyja partitë (Besa dhe Aleanca për shqiptarët) kanë llogaritje dhe motive të ndryshme për vendimet e tyre. Sipas Ahmetit, nga gjithçka që deri tani është raportuar nga Sela, rrjedh se pozicionet në qeverinë qendrore janë dytësore për të. Për të, prioritet janë nevojat lokale të qytetarëve dhe ai garanton se ato do të realizohen.

“Kërcënimi” duke u shfaqur  si deputet i  62 i cili mund të tërhiqet shpejt nga qeveria nëse LSDM nuk respekton marrëveshjen. Duke filluar nga ky pozicion, për Aleancën për Shqiptarët është shumë e rëndësishme që të ketë sa më shumë komuna në duart e saja, të paktën ata që konsiderohen të besueshme për ta. Kurse për Strugën dihej se mund të fitohet vetëm nëse do të kandidohej Sela, vlerëson Ahmeti.

Ndërsa sa i përket Bilall Kasamit, analisti Ahmeti është i mendimit se ai fillon krejtësisht nga një pozicion tjetër.

Besa edhe me ndihmën e VMRO – DPMNE, siç BDI do të ndihmohet nga LSDM-ja do të ketë vështirësi për të fituar në ndonjë komunë, sidomos pa ndihmën e PDSH-së. Prandaj, si një lehtësim për këtë situatë është që ata të përpiqen që përmes personave që janë të besueshëm se janë të provuar dhe të fortë politikisht, siç është Kasami, të tentojnë që të fitojnë ndonjë komunë. Pra, tek partia e Selës kemi ofanzivë për të fituar sa më shumë pushtet lokal me qëllim që të shtojnë presionin në të dy frontet, në atë lokal dhe qendror ku tashmë është edhe pjesë e saj, kurse tek partia e Kasamit kemi një betejë për mbijetesë, sqaron Ahmeti.

Nëse ndodh ajo që Kasami dhe Sela presin, dhe kjo është një fitore në qytetet e tyre, kjo do të thotë një perspektivë e re politike për të dy. Për Selën, kjo do të jetë një konfirmim i angazhimit të tij të mëparshëm dhe besim i shprehur nga bashkëqytetarët e tij se ai është në rrugën e duhur politike. Ndërsa një fitore në Tetovë – si një qytet me shumicë shqiptare dhe qendër e partive shqiptare, Kasami do të jetë një hap më afër qëllimit të tij përfundimtar, që është ekzekutivi. Me fjalë të tjera, fitorja e Selës në Strugës do të jetë”vulë” për aktivitetin e tij të mëtejmë politik, kurse fitorja e Kasami në Tetovë do të thotë një lloj “marrëveshje” me qytetarët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përndryshe, për të dy këto zgjedhje janë kryesisht një mundësi e mirë për të dhënë një përgjigje përfundimtare ndaj skeptikëve dhe kundërshtarëve politikë të cilët mendojnë se zërat e tyre janë euforik dhe se i pret i njëjtin fat si ai i “Demokracisë së Re” të Imer Selmanit. Sinjalet e para se në cilin drejtim do të orientohet ardhmëria politike e Selës dhe Kasamit, por edhe të partive të tyre, do të ketë një përfundim shumë të shpejtë, për më pak se një javë, që në rrethin e parë do të shihet një gjë e tillë deri ateherë te presim se si do të rrjedhin gjërat.

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button