Kandidati i PDK-së Arsyeton Vjedhjen e Votave (VIDEO)

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Florim Shkreta në mars të vitit 2014 ka mbajtur 6 muaj burg për shkak të veprës mashtrim me vota, shkruan Kallxo.com, njofton Portalb.mk.

Në “Debat Përnime”, Shkreta tha se fakti që ka qenë i dënuar për keqpërdorim në zgjedhje nuk e ka penguar të kandidojë për kryetar të komunës.

“Çka ka të keqe që kandidoj? Ligji ma lejon. Akuzë muj me t’ngritë edhe unë ty por a ka bazë a jo, ajo është tjetër. Ligji ma lejon me kandidu”, tha Shkreta.

Ai shtoi se ka qenë i kënaqur me burgun.

“Shumë jam i kënaqur me burg sepse me të vërtetë njeriu ka nevojë me shku në burg nganjëherë. Por me shku padrejtësisht të mundon. Sepse nuk ka qenë interesimi kaq i madh në atë vendvotim ku më kanë akuzu”, tha ai.

Ai tha se akuzat ndaj tij janë të pavërteta.

“Procesi në vendvotim ka përfundu në rregull. Po unë dyshoj se kjo është montim”, shtoi ai.

Sado që është dënuar, Shkreta thotë se nuk ndihet fajtor për këtë vepër.

“Më vjen keq prej vetes që s’kam mujt me shpëtu e mos me shku”, tha ai.

“Normal që votën nuk bën me prekë, është e shenjtë dhe këtë nuk e kam bërë kurrë unë. Por kur të dënon ligji i Kosovës duhet me respektu”, tha në fund të debatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button