Rikthimi i gjykimit për rastin “Monstra”, reagimet nuk pushojnë (3)

Kthesa që bëri Prokuroria me atë që vetë ajo të kërkojë rikthimin e gjykimit të rastit “Monstra”, padyshim se ka ngjallur reagime të shumta në opinion, duke shpresuar se Gjykata Supreme do ta pranojë të njëjtën për t’u zbardhur misteri tanimë 5 vjeçar se cilët janë vrasësit e vërtetë  të katër djelmoshave të rinj dhe një peshkatari në Liqenin e Smillkovës, njofton Portalb.mk.

Naser RaufiPala mbrojtëse vlerëson se Gjykata Supreme duhet ta kthejë në rigjykim lëndën pasi që nuk ka prova për personat që janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërkaq edhe nuk kanë pasur qasje deri te dëshmitë e Prokurorisë gjatë procedurës së gjykimit.

“Unë besoj se do të kthehet në lënda në rigjykim, pasi që nuk ka prova të mjaftueshme. Për rastin “Monstra” nuk ka prova, vetë në një bisedë të përgjuar dëgjohet dhe protagonisti në bisedë duke thënë se provat do të gjinden dhe patjetër duhet të gjinden. Kjo tregon se nuk ka pasur asnjë dëshmi. Unë mendoj se e posedon Prokuroria Speciale. Unë besoj se do të ketë rigjykim”, thotë për Portalb.mk, avokati i palës mbrojtëse, Naser Raufi.

Pasi që Prokuroria Publike në njëfarë mënyre po hamendet dhe kur më nuk qëndron me siguri prapa aktakuzës, sipas profesorit Gordan Kallajxhiev, tashmë nuk ka kurrfarë dyshime se duhet të kthehet prapa sërish gjykimi.

“Bindja ime është se tani, posaçërisht nëse Prokuroria publike në njëfarë mënyre ka dilema, e ajo në të vërtetë është ajo që e dëshmon dhe qëndron pas aktakuzës. Kur Prokuroria publike tashmë nuk qëndron me siguri prapa aktakuzës, gjykata aq më tepër më nuk ka as bazë morale. Unë sikur të isha gjykatës, nëse prokuroria ka dyshime, nuk do të mundja askënd ta dërgoj në burgim të përjetshëm, nëse ai që më ka bindur se ata janë fajtorë tashmë nuk është i sigurt. Këtu nuk kam kurrfarë dyshime se duhet të kthehet pas gjykimi”, deklaroi Kallajxhiev.

Për profesorit të drejtës kushtetuese, Mersim Maksuti, kthesa e Prokurorisë është një sinjal apo kthesë se gjyqësia në Maqedoni po fillon një etapë të re në funksionimin e binarëve të shtetit juridik.

Gjykata, gjykatë“Rasti i fundit, me kërkesën e Prokurorisë për rishikimin apo rigjykimin e rastit ‘Monstra’, është një sinjal apo kthesë se gjyqësia në Maqedoni po fillon një etapë të re në funksionimin e binarëve të shtetit juridik. Kjo pa dyshim se paraqet shpresë se tashmë gjyqësia dhe Prokuroria po hyjnë në fazën e funksionimit normal për një gjyqësi të pavarur”, thotë për Maksuti.

Kërkesë për rigjykim ka kërkuar edhe Shoqata “Komiteti për Mbrojtje të të Drejtave” e cila e  përshëndeti qëndrimin e Prokurorisë me qëllim që të largohen dyshimet për besueshmërinë e dëshmive dhe ekspertizave. Nga Komiteti i bëjnë thirrje Gjykatës Supreme të veprojë në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë të paanshme dhe ta kthejë lëndën në vendim të sërishëm, ndërsa organet kompetente dhe gjykata ta konfirmojnë të vërtetën dhe të dënohen fajtorët.

“Komiteti konsideron se qasja e tillë e Prokurorisë publike dhe gjyqësisë duhet të vazhdojë në mënyrë aktive edhe për të gjitha kontestet e tjera, raste të motivuara politike, pa marrë parasysh konotacionin etnik në cilin do rast. Prokuroria Speciale Publike duhet ta bëjë këtë gjithkund ku është kompetente dhe ku disponon me materiale të përgjuara të paligjshme. Prokuroria publike, duke e përfshirë edhe atë Speciale, në mënyrë shtesë kanë të drejtë dhe obligim ligjor ta mbrojnë ligjshmërinë e çdo vendimi dhe procesi gjyqësor dhe këtë mund ta bëjnë edhe në dobi të të akuzuarit”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

Të gjitha partitë e përshëndesin propozimin e Prokurorisë, VMRO-DPMNE-ja nuk deklarohet

Propozimin e Prokurorisë për rikthim të gjykimit të rastit “Monstra”, e kanë përshëndetur të gjitha partitë, përveç VMRO-DPMNE-së, me shpresë që Gjykata Supreme ta kthejë lëndën që nga e para dhe të zbardhet tërë rasti.

Partia e Ali Ahmetit, BDI, e ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë, duke shpresuar se Gjykata Supreme do ta pranojë propozimin e tillë .

“Me shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski sundimi i së drejtës po e merr formën e vet në Republikën e Maqedonisë. BDI e përshëndet vendimin e Prokurorisë Publike për heqjen e vendimit të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit në rastin “Monstra” dhe ky është vendimi i vetëm i drejtë që mund ta sillte Prokuroria Publike”, theksoi shefi i kabinetit të kryetarit të partisë, Artan Grubi, duke porositur se ata e inkurajojnë Gjykatën Supreme ta sjellë vendimin për gjykim të sërishëm të këtij, siç tha, kontesti të kontestuar gjyqësor.

Së shpejti edhe mjekësia gjyqësore del me informata

Për vendimin e Prokurorisë, Lëvizja BESA thotë se kanë meritë vetëm shqiptarët të cilët protestuan.

“Ne urojmë që në fund të merret një vendim për lirimin e të gjykuarve për rastin “Monstra” dhe drejtësia të zë vendin e vet. Meritorë për këtë pa dyshim janë të gjithë shqiptarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë të cilët nuk ndaluan asnjëherë duke protestuar dhe duke kërkuar drejtësi për rastin “Monstra”, thotë zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.

Sipas Aleancës për Shqiptarët, vendimi i Prokurorisë për rastin “Monstra” paraqet një fillim të ri në sistemim e drejtësisë për instalimin e shtetit të së drejtës si dhe zgjedhjen e këtyre rasteve në mënyre urgjente.

“Aleanca për Shqiptarët si pjesë e pushtetit, vazhdimisht ka këmbëngulur që ky rast dhe shumë raste tjera të zgjidhen me urgjencë, në një kohë të shkurtër, mandej këto procese politike janë arsyet politike që ky subjekt u bë edhe pjese e shumicës se re parlamentare për të kontribuar institucionalisht me vepra konkrete për ti zbardhur sa më shpejt këto raste siç është edhe Mostra që shqiptarët e pafajshëm ta gëzojnë lirinë”, përfundojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

LSDM-ja thotë se kërkesa e Prokurorisë është bërë në bazë të përgjimeve, gjegjësisht dëshmive të reja, ndërkaq ata rikujtojnë se ata e kanë premtuar zbardhjen e këtij rasti, përcjellë Portalb.mk.

“Kërkesa e Prokurorisë është në bazë të materialeve të përgjuara që i ka siguruar LSDM dhe që i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale. Ne kemi premtuar se ky rast do të zbardhet, gjegjësisht do të ketë epilog të drejtë”, thonë nga LSDM.

Deri më tani, nuk ka pasur reagim për rastin në fjalë vetëm nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button