Stuhia Ofelia u shndërruar në uragan

Stuhia tropikale Ofelia e ka rritur intensitetin e saj dhe mbrëmë është shndërruar në uragan, kumtoi Qendra nacionale për uragane e SHBA-së.

Ky është uragani i dhjetë këtë vit, me shpejtësi të erës prej 120 kilometra në orë dhe ndodhet 1.200 kilometra në jugperëndim të Ishujve Azure.

Stuhia ka vendosur rekord të stuhive më të shumta të njëpasnjëshme, që e kanë arritur fuqinë e uraganit.

Herën e fundit, kaq shumë stuhi të njëpasnjëshme janë shndërruar në uragane në vitin 1893.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button