Dimitrov në takim të Këshillit të përhershëm të OSBE-së

Maqedonia është fuqimisht e vendosur ta shfrytëzojë mundësinë e re për etablimin përfundimtar të shtetit në familjen e shoqërive të zhvilluara demokratike, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në fjalimin e sotëm para përfaqësuesve të përhershëm të vendeve pjesëmarrëse në OSBE në suaza të sesionit të Këshillit të përhershëm të Organizatës.

Siç kumtoi MPJ-ja, në suaza të fjalimit të tij Dimitrov e prezantoi optimizmin, i cili mbisundon në shoqërinë e Maqedonisë pas krizës së gjatë, por edhe pritjet e rritura të qytetarëve si nga Qeveria e re, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare në drejtim të realizimit të shumë pritur të aspiratave për integrim evropian dhe euroatlantik.

Me këtë rast, shtohet, ministri e prezantoi agjendën reformuese të përmbajtur në Planin e Qeverisë 3-6-9, duke theksuar se realizimi  i planeve ambicioze nuk do të paraqet hap të lehtë, sepse asnjë ambicie e madhe dhe thelbësore pozitive nuk është e lehtë. U përqendrua në fushat e përfshira me reformat në sferat e posaçme si: sundimi i së drejtës, sistemi zgjedhor, institucione të fuqishme e profesionale, zhvillimin e mekanizmave të shëndosha të kontrollit, posaçërisht gjyqësi të pavarur dhe lirinë e meidave.

Gjithashtu, shtohet, shefi i diplomacisë dha sqarim edhe për vizionin e ri të rregullimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe nevojën për zhvillimin e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Ministri Nikolla Dimitrov, theksohet, gjatë vizitës së punës në OSBE, realizoi takim edhe me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Tomas Grmeinger, takim të shkurtër me Përfaqësuesin e posaçëm të OSBE-së për lirinë e mediave Harlem Dezir, me ç’rast u këmbyen mendime për aktivitetet e ardhshme dhe bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen për angazhimet reformuese të Qeverisë.

Në suaza të qëndrimit të punës në Vjenë, ministri u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të MPJ-së së Republikës së Austrisë, Mihail Linhart me të cilin biseduan për shumë çështje në interes të të dyja vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button