Ahmeti në Kumanovë: BDI-ja e ktheu dinjitetin e shqiptarit në këto hapësira

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot vizitoi qytetin e Kumanovës për t’i dhënë mbështetje të parezervë Shtabit Komunal të Zgjedhjeve për realizimin e programit për këto zgjedhje, program ky që inkorporon kërkesat bosht të qytetarëve të kësaj komune për një mirëqenie më të mirë ekonomiko-sociale dhe barazi kombëtare.

Shefi i Shtabit, Ilir Sahiti dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë, Fatmir Idrizi, informuan liderin e BDI-së, Ahmeti për punën që po bëhet me qëllim që përmes programit dhe projekteve të ofruara të sigurohet mbështetje sa më e fuqishme në zgjedhjet e së dielës.

“Është BDI-ja ajo që 15 vitet e fundit e ktheu dinjitetin e shqiptarit në këto hapësira, ndaj si dhe në çdo palë zgjedhje, edhe në këto të afërtat, mbështetja për Bashkimin Demokratik për Integrim është konfirmim i politikës së saj vizionare. Pikërisht falë mbështetjes në popull, BDI-ja përballoi me sukses të gjitha sulmet dhe vazhdon të punojë pareshtur për t’i bërë shqiptarët plotësisht të barabartë”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së, i pasuar me duartrokitje dhe përkrahje të të pranishmëve, tha se është i bindur që kuadrot e BDI-së, që garojnë në këto zgjedhje, do t’ia dalin të arsyetojnë besimin e votuesve sepse janë të mbrujtur me dije e guxim.

Vendosmëria e tyre dhe mbështetja nga Partia, Qeveria, por edhe grupi parlamentar i BDI-së, sigurisht se ka për të rezultur me realizimin e programit në të mirë të të gjithë qytetarëve, por edhe të kërkesave të drejpërdrejta të tyre:

‘Prandaj, mos t’ju trembet qerpiku, kërkoni votën për punët që kemi bërë dhe që do t’i bëjmë bashkarisht”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button