Shilegov: Revitalizim i shpejtë dhe efikas i Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Revitalizim i shpejtë dhe efikas, si dhe plotësim i angazhimeve themelore infrastrukturore, qasje normale, vende të reja për parking, hapje e Kalasë së Shkupit për qasje të qytetarëve dhe turistëve, si dhe rregullimin e hapësirës në dhe rreth Bit Pazarit, paralajmëroi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov pas takimit të sotëm me esnafin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Shilegov, i shoqëruar nga kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, përmendi se e gjithë kjo është me qëllim që në këtë pjesë të qytetit të kthehen standardet e planifikimit të mirë.

“Qëllimi është që Çarshia, e cila është simbol i Shkupit, sërish ta kthejë shkëlqimin e saj të plotë, pasi këtu me shekuj janë takuar civilizime, njerëzit kanë punuar, jetuar, kanë pasur bashkëjetesë, e kanë bërë atë për çka ne e bëjmë këtë fushatë, e kanë jetuar jetën për të gjithë. Në Çarshi çdoherë ka pasur hapësirë për të gjithë dhe jetë për të gjithë”, potencoi Shilegov.

Ai u obligua që në afat sa më të shkurtë, pas, siç tha, fitimit të mandateve në zgjedhjet e ardhshme lokale, ta plotësojë Memorandumin sot të nënshkruar për bashkëpunim me zejtarët.

“Për këtë kemi pajtueshmëri të përgjithshme dhe një pjesë të dashurisë, të cilën secili prej neve e ka për këtë pjesë të Shkupit, ta investojmë këtu që ta kthejmë jetën në Çarshinë e Shkupit”, porositi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button