U kualifikua për herë të parë për Kupën e Botës, Panamaja shpall festë kombëtare (FOTO)

Pasi vendi u kualifikua për herë të parë për Kupën e Botës, presidenti i Panamasë ka deklaruar se e mërkura do të jetë një festë kombëtare

Juan Carlos Varela tha në Twitter se zëri i njerëzve është dëgjuar dhe se e mërkura do të jetë një festë kombëtare”.

Ekipi kombëtar mundi Kosta Rika 2-1 në Panama City të martën në mbrëmje.

Presidenti tha se punëtorët publikë dhe privatë mund të merrnin pushim, dhe klasat e shkollës do të anuloheshin gjithashtu.

Në një seri postimesh të ngazëllyera, ai shpërndau një fotografi duke nënshkruar vendimin, duke shtuar “Ju e meritoni”.

Panamezët festuan gjatë natën pas fitores./SYRI.net/

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button