Fillojnë përgatitjet për ngjarjen e madhe sportive humanitare

Është zyrtarizuar ngjarja e madhe humanitar sportive e cila do të zhvillohet më 29 dhjetor të këtij viti në palestrën sportive “Bill Klinton” në Ferizaj. Organizator i këtij aktiviteti sportivo-humanitar është Federata e ICF-it nga Zvicra me shoqatën bamirëse që pronar është kampioni i katërfishtë i botës, Mustaf Kicaj, ndërsa promovues kësaj radhe do jetë trajneri i mundjes dhe i MMA-së si dhe njohësi i mirë i sporteve luftarake Avdyl Salihu.

Salihu ka arrit të bëj marrëveshje edhe me ushtarët e Bonstillit amerikan që gjenden në Ferizaj, ku ata kanë shpreh interes për ti ndihmuar këtij evenimenti duke marr pjesë me garuesit e tyre. Cekim se që nga viti 2013 Kicaj ka filluar të organizoj mbrëmje humanitar – sportive me qellim të mbledhjes së fondeve kundër sëmundjes së kancerit, si dhe për personat me nevoja të veçanta, por edhe të varfërve.

Në përgjithësi fondet e mbledhura u janë dedikuar personave të sëmur me kancer. E fundit ishte në Prishtinë në muajin korrik ku u zhvilluan 14 përballje dhe e njëjta kaloi pa asnjë incident dhe mjetet e fituara u dedikuan për fëmijë me nevoja.

“Qëllimi i këtij projekti është organizimi i një aktiviteti sportiv ku ka karakter humanitar. Në këtë organizim do ketë pjesëmarrës – garues nga e gjithë bota si dhe kësaj radhe kemi përkrahje edhe nga ushtar amerikan nga Baza e Bonstilit që poashtu do të ndeshen. Po ashtu kjo mbrëmje është me qellim që të bëhet edhe vetëdijesimi i njerëzve tjerë që kanë mundësi të organizojnë mbrëmje të tilla humanitar”, deklaroi Mustaf Kicaj.

Nga ana tjetër, promotori Avdyl Salihu paralajmëron një spektakël. “Kemi planifikuar të mbajmë këtë eveniment dy ditë para vitit të ri, me qëllim që gjithçka të shkojë në mënyrë festive. Nga tani së bashku me Mustaf Kicaj kemi filluar ti mbledhim garuesit, sidomos nga luftëtarët kosovar që gjenden jashtë vendit e që dëshirojnë të ndeshen në vendin e tyre, kurse ne po ua bëjmë atë të mundur. Ëmbëlsira e mbrëmjes do jenë ushtarët amerikan që edhe vet do të ndeshen për ti ndihmuar fëmijëve me nevoja të veçanta. Ndihmë kemi edhe nga menaxheri shkupjan, Evren Dalipi i cili do te sjell garues qe janë nën ombrellën e tij”, tha Salihu.

Ndryshe, kartelat e hyrjes për këtë ngjarje të madhe do kushtojnë 3 euro në tribuna, kurse ato VIP afër ringut do të përcaktohen së shpejti. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button