Analizë: Kina po i afrohet SHBA-së sipas donacioneve shtetërore dhe përforcim të ndikimit për interesa të saj

Kina po i afrohet SHBA-së sipas shumës së donacioneve shtetërore dhe huave të shteteve në zhvillim edhe pse pjesa më e madhe e financimeve të Pekinit janë për interesa të saj personale, ndërsa pak kontribuon për pranuesit, thuhet në raportin e një grupi të hulumtuesve multinacional.

Studimi i grupit Ejddejta (AidData) nga kolexhi amerikan Uiliam dhe Meri, deri tani është tentimi më i madh që të matet financimi zyrtar nga Kina, të cilët pak publikojnë hollësi për ndihmën që e japin.

Për 15 vite deri në vitin 2014 në Afrikë, Azi dhe vende të tjera, Kina ka huazuar 354,4 miliardë dollarë, ndërsa SHBA-ja – 394,6 miliardë, njoftojnë nga Ejddejta.

“Tani do të mund të thuhet se SHBA-ja dhe Kina dhe rivalë për nga transferet financiare në shtete të tjera”, thotë Bredli Parks, drejtor ekzekutiv i Ejddejta.

Ndjekja e financimit kinez u rrit pasi Pekini promovoi iniciativë të saj “Një rrip një rrugë” me vlerë paralajmëruese prej më shumë miliarda dollarëve, ndërsa i dedikuar për zgjerim të lidhjeve të Kinës me shtete të tjera me ndërtim të porteve, rrugëve dhe infrastrukturës tjetër.

Rreth 23 për qind e “konsumit” kinez i përgjigjet definicionit ndihmë ose “ndihmë zyrtare për zhvillim” siç e shikon Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, që kërkon të paktën 25 për qind ndihmë të jenë në formë të dhuratës.

Në krahasim me këtë, 93 për qind e ndihmës amerikane është kualifikuar si – ndihmë zhvillimore.

“Duket se pjesa më e madhe e financimit kinez është në formë të kredive eksportuese dhe masa të tjera qëllimi i të cilave është që të përforcohet eksporti kinez dhe burime të tjera që ka dhënë vetëm një rritje të vogël matëse të ekonomive në shtetet të cilat marrin ndihmë të atillë kineze”, thotë Parks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button