Komuniteti ndërkombëtar ka drejtuar gishtin drejt institucioneve të Kosovës për dështimet

Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë drejtuar gishtin drejt institucioneve të Kosovës për një numër dështimesh, për të cilat një ditë më parë presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, e fajësoi komunitetin ndërkombëtar. Ndërkombëtarët kanë mohuar edhe çfarëdo “pazari” për Gjykatën Speciale, shkruan Koha Ditore.

Një ditë më parë, në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile me temën “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, presidenti i Kosovës tha se kishte vendosur të udhëhiqte një proces të padrejtë ndaj Kosovës dhe se ishte mashtruar nga ndërkombëtarët që, sipas tij, kishin dhënë premtime në këmbim të Speciales.

Midis premtimeve, kishte numëruar mundësinë e aplikimit për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave, mbështetjen masive për anëtarësim në UNESKO, themelimin e Forcave të Armatosura dhe njohjet e reja.

Asnjëra prej këtyre nuk është përmbushur deri tash, edhe pse Specialja është themeluar prej më shumë se dy vitesh.

Zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kociançiq tha se perspektiva evropiane e Kosovës varet nga ajo sa shpejtë Prishtina do t’i zbatojë reformat në sferën e sundimit të së drejtës dhe ekonomi.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kumtoi se bashkëpunimi me Gjykatën speciale do ta përforcojë pozitën speciale të Kosovës dhe se Uashingtoni e përkrah anëatrësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button