Shkup, një pijanec është përpjekur ta lëndojë një familje me sëpatë

51 vjeçari A.D. dje me sëpatë i është kërcënuar një familje tre anëtarëshe, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, dje rreth orës 18:05, në Shkup, në rrugën “Jordan Mijallkov” A.D. (51) nga Shkupi me sëpatë në dorë u është kërcënuar kalimtarëve, ndërkaq në një moment kur B.Ç. (40) e ka parkuar veturën, A.D. me sëpatë është përpjekur që ta lëndojë atë dhe gruan e tij M.Ç, e cila ka pasur me vetë fëmijën e tyre dy vjeçare.

Pas intervenimit të zyrtarëve policor nga Stacioni Policor Qendër, A.D. është kapur dhe arrestuar, i është kryer testi i alkoolit dhe është konstatuar se ka pasur 1.78 promilë alkool në gjak. Po punohet për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button