fbpx

Letërsia nga Maqedonia në panairin e librit në Frankfurt

Më shumë se 400 tituj prej mbi 250 autorë nga Maqedonia, të shpërblyera dhe përkthyera, midis të cilëve edhe 70 tituj nga autorë nga Maqedonia të përkthyera në gjuhë evropiane do të ekspozohen në stendën e Republikës së Maqedonisë në panairin e librit në Frankfurt, i cili do të mbahet nga sot e deri më 15 tetor.

Prezantimi i Maqedonisë në panairin në Frankfurt sivjet është në organizim të Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë, ndërsa financiarisht është i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Komisarë të prezantimit të sivjetmë në panair janë shtëpitë botuese “Tri”, “Ars Lamina”, “Kultura” dhe KSC Polica.

Stenda promovuese e Maqedonisë do të jetë e vendosur në hallën e pestë për pjesëmarrësit ndërkombëtar nën moton “Magjia e letërsisë nga Maqedonia”.

“Gjatë ditëve të panairit do të prezantohen para së gjithash kopje nga letërsia bashkëkohore e Maqedonisë, autorë nga Maqedonia të cilët tanimë kanë botuar përkthime në gjuhë të huaja, ndërsa përqendrimi i prezantimit do të jetë përkthimi i letërsisë nga Maqedonia në gjuhë të huaja”, informon Asociacioni i Botuesve të Maqedonisë. Paralajmëruan se do ta potencojnë cilësinë e letërsisë nga Maqedonia, do të punojnë në tërheqjen e interesit të botuesve të huaj dhe do ta prezantojnë fondin e Ministrisë së Kulturës për përkthim të letërsisë nga Maqedonia në gjuhë të huaja.

Më 14 tetor në orën 12 në njërën nga qendrat promovuese të panairit do të mbahet panel diskutim me temë “Sfidat në rrugën drejt afirmimit ndërkombëtar të letërsisë së ‘gjuhëve të vogla'”. Është paraparë të marrin pjesë përfaqësues nga Agjencia sllovene për libra, një nga autorët më të përkthyer nga Maqedonia Lidija Dimkovska, Stefano Bisaçi, agjent italian dhe pronar i agjencisë “Tempi inregolari” dhe nënkryetari i Shoqatës së botuesve gjeorgjianë.

Panairi i librit në Frankfurt është manifestimi më i madh i industrisë botuese ndërkombëtare. Sivjet do të ketë rreth 7.300 botues nga më shumë se 100 shtete dhe rreth 300.000 vizitorë. Janë paraparë rreth 4.000 ngjarje dhe pjesëmarrje e 100.000 gazetarëve të akredituar, duke përfshirë edhe 2.400 blogerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button