Edhe tre ditë fushatë zgjedhore

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot me tubime dhe takime me qytetarët e vazhdojnë fushatën zgjedhore.

Bashkimi Demorkatik prë Integrim është në takim me qytetarët në Gostivar, ndërsa Lëvizja “BESA” në Saraj.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Dollnen dhe Krivogashtan dhe tubime në Krushevë dhe Prilep.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mire” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të ketë takime me qytetarët në Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë dhe tubime në Berovë dhe Dellçevë.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button