Erdogan zotohet për rritje të investimeve në Serbi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar për rritje të invenstimeve dhe tregtisë me Serbinë, gjatë vizitës së djeshme në vend, njofton REL.

Duke folur në një konferencë të përbashkët në Beograd, pas bisedës me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq, Erdogan ka thënë se marrëdhëniet e tanishme tregtare prej 850 milion dollarësh “nuk mjaftojnë”, sipas tij të dyja vendet duhet të synojnë pesëfishin e kësaj shume.

Turqia tashmë ka ndikim të madh te myslimanët e Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe Erdogan shpreson se në vizitën e tij dyditore në Serbi, një vend i krishterë ortodoks, do ta zgjerojë rolin e tij në Ballkan.

“Bashkë me Serbinë dhe gjithë Ballkanin, ne duam të bëjmë hapa në drejtim të zgjidhjes së problemeve”, u ka thënë Erdogan gazetarëve.

Pritet që sot Erdogan të vizitojë Sanxhakun, rajon i ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të zi, me shumicë myslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button