BAE Systems do të largojë mbi 1.900 persona nga puna

Kompania e mbrojtjes, sigurisë dhe të aviacionit, BAE Systems, qendra e së cilës ndodhet në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, Londër, njoftoi se do të përjashtojë nga puna 1 mijë e 915 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga BAE Systems thuhet se kompania ka planifikuar zvogëlimin e operacioneve lidhur me sistemet e inteligjencës dhe se po planifikohet shkurtimi i 1 mijë e 915 vendeve të punës.

Njoftohet se ka rënie të porosive sidomos për prodhimin e avionëve Typhoon dhe se do të ketë ngadalësim të prodhimeve derisa të vijnë porositë e pritura nga Katari.

Në kuadër të planifikimit, 1 mijë e 400 punëtorë do të transferohen në operacionet tjera të sistemeve informative dhe të aviacionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Bëhet e ditur se procesi i largimeve nga puna planifikohet të fillojë nga 1 janari i vitit 2018.

Planifikohet që kompania të largojë 750 persona nga operacionet Warton, Samlesbury, Lancashire, 400 persona nga operacionet Brough dhe East Yorkshire, 245 nga operacionet Marham dhe RAF Leeming, 340 nga operacionet në rajonet Portsmouth dhe Solent, 150 nga operacionet Guildford dhe 30 nga operacionet tjera.

Zyrtari i lartë i kompanisë, Charles Woodburn, në një deklaratë lidhur me çështjen tha se ky ndryshim i kompanisë ka për qëllim rritjen e fuqisë së konkurrencës dhe inovacionit të kompanisë.

“Për fat të keq ky ndryshim përfshin uljen e punëtorëve tanë në disa operacione. E di se ky do të jetë një lajm i keq për disa punëtorë tanë. Por jam i vendosur që të bëj gjithçka që është e duhur për ata të cilët do të ndikohen nga ky ndryshim”, thotë Woodburn.

Kurse zv/sekretari i Përgjithshëm i Unite, njëra prej sindikatave më të mëdha të punës në Mbretërinë së Bashkuar, Steve Turner, u shpreh se “Ky vendim jo vetëm se e dobëson pavarësinë e industrisë së mbrojtjes së Britanisë, por në të njëjtën kohë edhe e dëmton fuqinë punëtore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button