Gruevski: Ne mendojmë 10 vite më parë

Po i afrohemi 15 tetorit, ndërsa Ju mirë e dini se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme lokale. Ju e keni fjalën e fundit dhe vendimi i juaj është shumë i rëndësishëm pasi ju vendosni për ardhmërinë e përbashkët të qyteteve tona dhe për ardhmërinë e shtetit tonë, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin e sontëm të Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në komunën e Gazi Babës, transmeton MIA.

Ai theksoi se mbeten vetëm edhe disa ditë deri në momentin e vendosjes, prej të cilit, siç tha, do të varet në cilën rrugë do të niset Maqedonia.

“Ne mendojmë 10 vite më parë. Kemi ëndërra, kemi vizion, kemi guxim, dashuri dhe besim. E kemi epokën e re. Ky është dallimi i ynë kryesor dhe cilësia ndaj të tjerëve. Ne e ofrojmë epokën e re, ku nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar dhe pandriçuar. Epokë e re e papunësisë për dyfish të ulur te të rinjtë dhe mundësi më të mëdha për fitimin e shtëpisë”, tha Gruevski.

Ai premtoi edhe 2,5 herë të ardhura më të mëdha për banor, por edhe 2,5 herë më shumë para për shtetin për projekte kapitale, rrugë të reja, ujësjellës, spitale, kanalizime, shkolla, rrugë, parqe.

Kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski porositi se qytetarët lehtë do të bëjnë zgjedhje, pasi do të kujtohen, siç tha, kush deri tani e ka plotësuar fjalën e dhënë, kush ka ndërtuar dhe realizuar vepra, e kush ka gënjyer.

“Katër vitet e kaluara së bashku me ju realizuam më shumë projekte në çdo vendbanim dhe në çdo lagje se sa që paraprakisht u realizua në 17 vitet e kaluar”, tha Trajkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button