Eco Guerilla: Ja sa miliona ka harxhuar Komuna e Tetovës (FOTO)

vazhdën e platformës së përpiluar nga Lëvizja Eco Guerilla, ku përfshihen 5 pika të quajtur “5 përkushtime ndaj tetovarëve” dedikuar kandidatëve për kryetarë komune në Tetovë, sot u publikua pika e parë e kësaj platforme e cila ka të bëjë me mënyrën se si janë harxhuar milionat e tetovarëve gjatë periudhës kohore 2008-2016, shkruan Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur të dhënat e Eco Guerillas me burim të Ministrisë së Financave borxhi më i lartë, në vlerë prej 38.4 përqind për denarë është arritur gjatë viti 2016.

“Ju prezantojmë tabelën se si janë harxhuar milionat e qytetarëve të Tetovës, edhe atë vetëm për kontrata në vepër nga viti 2008 deri më 2016. Edhe pse të dhënat janë publike nga Minsitria e Financave, ndalohet përdorimi i kësaj tabele nga partitë politike për qëllime elektorale. Në ditët në vijim do të kemi edhe publikime tjera krahasuese me numra lidhur me pikat tjera”, thuhet në njoftimin e Eco Guerilla-s.

Ja edhe tabela e borxhit të Komunës së Tetovës për kontratat në vepër:

No automatic alt text available.

Për këto të dhëna Portalb.mk është në pritje të një qëndrimi nga Komuna e Tetovës.

Përndryshe, para katër viteve Komuna kishte 8 milion euro borxh të trashëguar dhe 4 milion euro borxh ndaj ndërmarrjeve që kanë transportuar nxënësit në shkolla. Kjo shifër është publikuar edhe nga “Birn” Maqedoni dhe e njëjta u konfilrmua edhe kryetarja e deritashme Komunës, Teuta Arifi në #Debatpernime me Jeta Xharrën.

Mirëpo, më 5 maj Arifi pohoi se borxhi i komunës ka kaluar mbi 12 milion euro mirëpo këto të dhëna asnjëherë nuk janë publikuar nga komuna.

Ndryshe, Lëvizja Eco Guerilla përpiluari një platformë me 5 pika të quajtur “5 përkushtime ndaj tetovarëve” të cilën ua ka prezantuar  për shqyrtim të pesë kandidatëve për kryetar të Komunës së Tetovës dhe të njëjtit u ftuan dje në prani të mediave në një ceremoni publike së bashku ta nënshkruajnë dokumentin.

Këtë dokument pranuan dhe e nënshkruan kandidatja për kryetar komune nga BDI-ja, Teuta Arifi, kandidati nga PDSH-ja Bardhyl Dauti, kandidati i Aleancës për Shqiptarët Adnan Neziri, ndërsa kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk pranoi që ta nënshkruajë marrëveshjen. Gjithashtu edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së, Goran Majnollovski nuk pranoi që ta nënshkruajë marrëveshjen dhe të merr pjesë në këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button