Koreja Veriore pohon se CIA ka tentuar ta vrasë Kim Xhong-un

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë Veriore KCNA sot e akuzoi SHBA-në se ka tentuar ta vrasë udhëheqësin koreanoverior Kim Xhon-un.

“Një grup i terroristëve të neveritshëm janë infiltruar në vendin tonë me urdhër të CIA-s dhe shërbimit zbulues marionetë të Koresë Jugore, me qëllim që të kryejnë akt terrorist shtetëror ndaj udhëheqësisë tonë të lartë, duke shfrytëzuar substanca biologjike dhe kimike. Ato janë hedhur dhe zbuluar. Ky akt e tregoi karakterin e vërtetë të SHBA-së si fajtor kryesor pas terrorizmit”, bëri të ditur agjencia e lajmeve koreanoveriore.

Tentimi i dështuar ka ndodhur në muajin maj. Atëherë Koreja Veriore kumtoi se ka pasur tentim për sulm me armë biologjike, ndërsa në kumtesën e sotme e sjell sulmin në lidhje me SHBA-në dhe CIA-n.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Koresë veriore janë jashtëzakonisht të rrezikuara dhe Kim dhe presidenti amerikan Donald Tramo rregullisht këmbejnë kërcënime me shkatërrim të ndërsjellë.

Në shkurt, gjysmë-vëllai i Kim Xhong-un, Kim Xhong-nam u vra në aeroportin në kryeqytetin malazez Kuala Lumpur nga dy gra të cilat e spërkatën me helm kimik. Kim Xhong-nam ishte kundërshtar i regjimit koreanoverior dhe konsiderohet se është vrarë nga ana e Koresë Veriore që të pengohet tentimi eventual për ndërmarrjen e pushtetit dhe mbikëqyrjes në familjen e cila qeveris me shtetin komunist nga formimi i saj në viti 1948.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button