Afat i ri për aksin Demir Kapi – Smokvicë, nuk ka shpenzime plotësuese

Deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm të shtyhet afati për ndërtimin e aksit në autostradën Demir Kapi – Smokvicë të Korridorit 10, propozon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Për anekset e marrëveshjes për ndërtimin edhe të marrëveshjes për mbikëqyrjen e zbatimit do të vendos Qeveria në seancën e sotme. Ministria resore kërkon që të shqyrtohet propozimi dhe afti aktual – 1 nëntori të shtyhet që të mund të mundësohet ndërtimi i qendrës kontrolluese dhe të zhvendoset largpërçuesi në autostradë, të cilat u theksuan si pengesat kryesore për përfundimin e autostradës.

Siç informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, vazhdimi i marrëveshjes nuk do të shkaktojë implikime financiare plotësuese.

Investimi në autostradën në gjatësi prej 28 kilometrash është 2018 milionë euro. Ndërtimi filloi në shtator të vitit 2012. Me të përmbyllet në tërësi Korridori 10 në territorin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button