Osmani për “Viner Cajtung”: Zgjedhjet lokale testi i parë i Qeverisë para BE-së

Maqedonia ballafaqohet me krizë politike, ndërsa zgjedhjet lokale janë testi i parë për qeverinë e re në rrugën e eurointegrimeve, deklaroi nënkryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në intervistën për „Viner Cajtung“ të dhënë gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për rajone dhe qytete evropiane të Institutit të Rajoneve të Evropës (IRE) në Salcburg.

Në vijim intervista e plotë dhelinku http://www.wienerzeitung.at/nachrichten/europa/europastaaten/921531_Fuer-uns-geht-die-Sonne-im-Westen-auf.html.:

“Viner Cajtung”: Sipas anketës aktuale, besimi i qytetarëve të Maqedonisë në Qeverinë tuaj përsëri është rritur. Megjithatë, gjysma e të anketuarve nuk beson se situata politike në vendin e tyre është stabile. Si do ta kundërshtoni këtë?

Osmani: – Kemi krizë politike serioze pas nesh. Kishte humbur besimi në institucionet, prestigji ynë jashtë vendit ishte dëmtuar. U larguam nga rroga jonë drejt BE-së dhe NATO-s. Që këtu, për Qeverinë e re, më e rëndësishme, para së gjithash, është të sigurohet marrja e papengueshme e pushtetit. Tani, prioriteti më i madh është vendi përsëri të kthehet në rrugën drejt integrimit në BE.

“Viner Cajtung”: Kjo gjithsesi, lidhet me procesin reformues.

Osmani: Kriza i zbardhi disa gabime të caktuara sistemore. Duhet të njëjtat t’i mënjanojmë. Zhvilluam plan, të cilin e quajtëm “tre, gjashtë, nëntë”. Në tre muajt e parë deshëm t’i përgatisim zgjedhjet lokale. Ato duhet të vijojnë si të lira, korrekte dhe kredibile. Ky është testi i parë për Qeverinë. Besoj se marrëdhënia e saj mund të shfaqet edhe në vetë ditët zgjedhore: këtu mund të shihet se si një qeveri i trajton mediat, votuesit, institucionet. Etapat “gjashtë” dhe “nëntë” u dedikohen reformave në më shumë sfera: përforcimin e qeverisjes të së drejtës, sigurisë, administratës publike.

“Viner Cajtung”: Ku i vendosni ambiciet për në BE?

Osmani: Në gjashtë muajt e parë të qeverisjes tonë. Në samitin e BE-së nga fundi i vitit presim rekomandim të pakushtëzuar prej BE-së, që të fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në. Rekomandimi i fundit, gjegjësisht, ishte i kushtëzuar: zbatimi i zgjedhjeve kredibile dhe fillimi i reformave të domosdoshme. Etapa reformuese “nëntë”, nga ana tjetër, do të zgjasë deri në prill të vitit të ardhshëm, kur Komisioni Evropian e publikon raportin e radhës për Maqedoninë, i cili shpresojmë se do të jetë pozitiv dhe do të rezultojë me marrjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese.

“Viner Cajtung”: Por, çfarë do të ndodh nëse plani pengohet me zgjedhjet e reja? Për momentin ekzistojnë spekulime për atë se, nëse ish-partia në pushtet tregon sukses javën e ardhshme, ajo do të synojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Osmani: Mendoj se kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për vendin. Për Maqedoninë i rëndësishëm është kthimi në rrugën drejt BE-së dhe vazhdimësia. Duhet t’i përmbahemi procesit tonë reformues dhe t’i mënjanojmë pengesat politike.

“Viner Cajtung”: Një nga pengesat më të mëdha është ndërlidhja me Greqinë. Si do t’i tejkalojmë bllokadat ndaj BE-së dhe NATO-s në Athinë, e cila nuk e pranin emrin e Maqedonisë?

Bujar Osmani: Viti 2018 ofron shans të artë për zgjidhjen e kontestit me emrin. Presim se pas zgjedhjeve lokale ndërmjetësi i KB-së do të prezantojë propozime konkrete. Atëherë duhet të takohemi edhe ta zgjidhim problemin. Kjo është vendimtare për anëtarësimin e ardhshëm të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Viner Cajtung”: Pse në vitin 2018 duhet të arrihet diçka, që është dukur e pamundur viteve të kaluara?

Bujar Osmani: Atë që e kemi mësuar nga kriza është si vijon: nëse largohemi nga rruga jonë integruese, kjo bëhet problemi për gjithë rajonin. Për këtë, vazhdimisht duhet të jemi në lëvizje – të orientuar drejt BE-së. Kjo krijon dinamikë pozitive. Tani sundon atmosfera më e mirë mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ka takime të shpeshta mes ministrave të punëve të jashtme dhe anëtarëve tjerë të Qeverisë. Përpiqemi të krijojmë besim, të mos jemi vetëm fqinj të mirë, por edhe miq. Ekziston një problem racional kryesor, i mbështjellë me shumë lloje të emocioneve. Këto lloje duam, një nga një t’i mënjanojmë.

“Viner Cajtung”: Nuk dyshoj fare se Shkupi përpiqet. Po vallë kjo në Athinë has në tokë të frytshme?

Bujar Osmani: Marrim sinjale pozitive nga Greqia, se edhe atje ekziston vullneti që të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Për qytetarëve e të dy vendeve do të ishte e dobishme nëse perspektiva drejt BE-së e një shteti dhe një rajoni i hiqet bllokada.

“Viner Cajtung”: Kjo rrugë-pozicion ekziston me vite. A çon kjo drejt zhgënjimit rritës drejt BE-së, që e siguron anëtarja e saj Greqia?

Bujar Osmani: Sipas anketave aktuale, 72 deri në 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë mendim pozitiv për BE-në. Edhe pse paraprakisht mendimi pozitiv ka arritur deri në më shumë se 80 për qind, megjithatë përqindja është akoma më e lartë. Njerëzit nuk shikojnë alternativë si për BE-në ashtu edhe për NATO-s, ndërsa edhe asnjë parti nuk e ofron këtë. Por është e saktë: qëndrojmë në vend. Maqedonia është kandidate për anëtare në BE nga viti 2005. Në atë kohë Mali i Zi fare edhe nuk ka ekzistuar si shtet i pavarur. Ndërkohë ajo filloi edhe bisedime për anëtarësim, ndërsa ne nuk kemi as datë për këtë . Kjo shkakton frustrime, por populli është koshient se Maqedonia duhet të jetë e gatshme për pranim në BE dhe NATO.

“Viner Cajtung”: Vallë frustracionet çojnë drejt asaj që BE-ja të bëhet më pak ndikuese – ndërsa palë tjera ta shfrytëzojnë këtë? Për shembull, Rusia?

Bujar Osmani: Por, mungesa e disa perspektivave hapë shanse që palë të tjera t’i përhapin sferat e tyre të ndikimit. Për këtë është shumë me rëndësi, BE-perspektiva të kthehet sërish në fokusin, që të tregohet prania e Unionit. Kjo vendos në dispozicion 650 milionë euro deri në vitin 2020 për projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, edukimit, administratës. Gjithmonë them: gjithçka që ishte mirë për këtë vend, ka ndodhur me mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-së. Nuk ka alternativë për ne. Për ne Dielli lind në perëndim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button