Rusi: Për një kohë të shkurtër u arrestua shefi i fondacionit antikorrupsion

Roman Rubanov, drejtor i Fondacionit antikorrupsion të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, sot është arrestuar për një kohë të shkurtër dhe është urdhëruar që pas tri ditësh të paraqitet në agjencinë e zbatimit të ligjit për tu marrrë në pyetje, përcjell REL.

Rubanov ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte arrestuar nga oficerët afër ndërtesës ku banon në Moskë.

Ai tha se oficerët i kishin thënë se është arrestuar lidhur me hetimin për refuzimin e Fondacionit antikorrupsion që t’i tërheq postimet, që ishin urdhëruar për shkak të një ankese për shpifje nga ana e pasanikut, Alisher Usmanov, që është i ndërlidhur me presidencën e Rusisë.

Në muajin maj të këtij viti, një gjykatë në Moskë ka urdhëruar fondacionin e Navalnyt që t’i largoj publikimet, ku ishte përmendur Usmanov dhe të kërkoj falje.

Rubanov i tha faqes në Internet, Meduza, se arrestimi i tij ishte përpjekje për ta frikësuar atë dhe Navalnyn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button