Komisioni Shtetëror Zgjedhor me muaj i fsheh harxhimet rrugore që i bëjnë anëtarët

Komisioni Shtetëror Zgjedhor me muaj i fsheh harxhimet rrugore që i bëjnë anëtarët e tij. Sipas hulumtimeve të Faktor.mk KSHZ-ja më shumë se dy muaj refuzon t’i dorëzojë harxhimet rrugore të anëtarëve, shkruan Faktor.mk. njofton Portalb.mk.

Portali Faktor në korrik të këtij viti dërgoi kërkesë te Komisioni për qasje të  informatave nga karakteri publik, me të cilat kërkohen të dhënat për harxhimet rrugore të paguara për të gjithë anëtarët. Komisioni Shtetëror Zgjedhor aspak nuk është përgjigjur në kërkesën e tyre. Për këtë arsye, në pajtim me mundësitë ligjore është dorëzuar ankesë te Komisioni kompetent për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat nga karakteri publik. Por edhe ky Komision kompetent kërkon përgjigje, ndërsa nga KSHZ-ja nuk u janë përgjigjur.

Megjithatë edhe përkundër faktit se KSHZ-ja e injoron edhe Komisionin për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik, ata i kanë paraqitur vendim që në afat prej 15 ditëve ta plotësojnë ligjin dhe t’i dorëzojnë të dhënat e kërkuara.

Jo-transparenca e tillë pas kërkesës për qasje të informatave nga karakteri publik nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është krejtësisht e kundërta me detyrimet e Qeverisë për tregimin e transparencës së institucioneve, ndërsa posaçërisht KSHZ-ja është përgjegjëse për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike.

Harxhime rrugore të anëtarëve të Komisionit të KSHZ-së, gjithmonë janë atraktive, veçanërisht sepse tregohet se një pjesë e anëtarëve kanë refuzuar shuma të interesit. Kështu që edhe në KSHZ në maje të listës më e paguar ka qenë Sillvana Boneva nga VMRO-DPMNE, por kur shuma u bë e ditur në opinion, ajo në muajt e ardhshëm i ka tërhequr llogaritë dhe nuk i ka marrë harxhimet rrugore. Por a funksionojnë dhe si funksionojnë harxhimet rrugore në KSHZ, mediat nuk kanë haber, sepse nuk kanë qasje deri te të dhënat.

Në shënjestër të opinionit janë edhe harxhimet rrugore të deputetëve,  të cilët gjithashtu refuzojnë t’i tregojnë shumat e mëdha, diçka që ua lejon ligji. Por prej në verë kishte reagime të shumta në opinion, deputetët nga shumica parlamentare theksuan se punojnë në ndryshimin e rregullave me të cilat pagesa e harxhimeve rrugore do të jetë sipas modeleve tjera, por deri tash këto ndryshime nuk janë bërë dhe përfundojnë vetëm me paralajmërime.

Pikërisht ligji që u mundëson pagesë të shumave të mëdha funksionarëve në bazë të harxhimeve rrugore është miratuar në vitin 1990. Ky ligj për rrogë dhe kompensime të tjera të deputetëve dhe funksionarëve tjerë të zgjedhur dhe emëruar është ligji që më së paku ka ndryshuar. Gjegjësisht, ka pasur rreth 15 ndryshime, por më së shpeshti për rritjen e rrogave, ndërsa jo për ndryshimin e pjesës që i referohet pagesës për harxhimet rrugore.

Asnjë garniturë qeverisëse deri tani në nuk ka bërë ndryshim, ka mbetur vetëm në paralajmërim.

Por, edhe pse ligji lejon pagesë të harxhimeve rrugore, një pjesë e personave njohës e hapin çështjen për keqpërdorimi dhe se a janë ato harxhime reale, në situatë kur një pjesë e deputetëve të cilët i refuzojnë, kanë edhe banesë në Shkup, por i kanë treguar edhe harxhimet rrugore nga vendi që kanë udhëtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button