Maqedoni, kërkohet mentorim praktik për punësim më të shpejtë të të rinjve

Që të zvogëlohet periudha kohore prej dy vjetëve e gjysmë kur edhe fillon punësimi i të rinjve pas mbarimit të shkollimit, “që të rinjtë e kategorisë sociale të bëhen më konkurent në tregun e punës duhet të zbatohen modele nga shtetet evropiane dhe të njëjtëve t’ju ofrohet mentorim praktik”. Kështu vlerësoi drejtori ekzekutiv i Koalicionit të Organizatave të të Rinjve “Sega” (Tash), Zoran Ilieski në konferencën përmbyllëse të projektit “Hapja e dyerve për të rinjtë dhe nga të rinjtë”, shkruan Portalb.mk.

Sipas Ilieskit mentorimi praktik i të rinjve duhet të bëhet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia e Punësimit të Maqedonisë.

“Mentorimin duhet ta sigurojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për Punësim në Republikën së Maqedonisë”, tha Ilieski.

Zoran IlioskiMe qëllimin e ngritjes së kapaciteteve të të rinjve të kategorisë sociale, në kuadër të projektit “Hapja e dyerve për të rinjtë dhe nga të rinjtë” janë mentoruar 108 individë ku prej tyre 2 veta kanë hyrë në raport pune të përhershëm.

“Kemi punuar në katër qytete, Shkup, Prilep, Shtip dhe Manastir ku janë përfshirë 108 të rinjë që vijnë nga familje të kategorisë sociale ose shfrytëzues të ndihmës sociale. Në kuadër të projektit kemi mundësuar 17 të rinjë të realizojnë kontaktin e parë me punën në sektorin e ndërmarrësisë. Që kjo të arrihet është dashur të kemi mentorim dhe këshillim karrieror të drejtpërdrejtë të të rinjve. 2 prej 17 individëve të mentoruar kanë nënshkruar marrëveshje për punë në ndërmarrje private. Rreth 81% prej 108 të rinjve asnjëherë më parë nuk kanë kryer trajnim shtesë për ngritje të aftësive për punësim kurse 54% e tyre janë me shkollim të mesëm”, tha Ilievski

Mari cetrinoskaQëllimi i këtyre trajnimeve është që të shpërndajmë njohuri dhe të vlerësojmë aftësitë e individëve me të cilët punojmë.

Ky projekt ka përkapur individët që i takojnë kategorisë sociale, kategori kjo, sipas trajnueses Mari Çetrinoska kërkonte punë në rritjen e vetëbesimit.

“Duhet të theksoj se para se gjithash ishte një kategori e vështirë për tu punuar pasi që nuk kishin vetëbesim. U desh të punohet shumë për këtë që të dalin në tregun e punës të njëjtët. Janë përdorur pyetësorë të ndryshëm me metodologji të ndryshme”, tha Çetrinoska.

Se sa është përqindja në baza entike nuk kishin të dhëna, mirëpo nga Zoran Ilieski u bë e ditur se nga i gjithë grupi reprezentues, romët janë me përqindje më të madhe si përdorues të ndihmës sociale.

“Nuk kemi të dhëna sa i përket përkatësisë etnike, kurse sa i përket grupit reprezentues në Shkup, Shtip, Prilep dhe Manastir, përdorues më të mëdhenj të kategorisë sociale janë romët me 30%, 24% janë shqiptarët kurse të tjerët janë maqedonas”, theksoi Ilieski.

Nga Koalicioni i Organizatave të të Rinjve “Sega” bënë të ditur se kanë synim që ky model i trajnimeve të licencohen dhe të përdoret gjithandej Maqedonisë, duke përdorur metodologji për këshillim karrieror i cili ka si model modelet e përdorura në Zvicër. Ky projekt është mbështetje nga Bashkimi Evropian kurse sot kishte konferencën përmbyllëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button