Çfarë do të bëhet me ne? Pyetën gjykatësit e Pançevskit në mbledhjen me Ribarev

Gjykatësit e afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, të cilët i punojnë të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike dolën të trishtuar nga mbledhja e djeshme që u mbajt me ftesë të u.d. kryetarit Stojançe Ribarev për bastisjen që e bëri PSP-ja në zyrën dhe në shtëpinë e Vlladimir Pançevskit, bën të ditur Sdk.mk nga burimet e gjykatës të cilët nuk janë të autorizuar të japin deklaratë për media prandaj duan të mbesin anonim, njofton Portalb.mk.

Ribarev para gjykatësve të cilët punojnë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka dhënë raport se çfarë ka ndodhur të enjten kur Janeva me ekipin e saj të hetuesve dhe prokurorëve, me urdhër kërkimi nga Gjykata Themelore në Gjevgjeli hyri dhe mori dëshmi për keqpërdorimin e sistematizimit të lëndëve te gjykatësit.

Sapo informoi Ribarev se çfarë ka ndodhur atë ditë, pa dhënë detaje për hetimin, ndërhynë gjykatësit e ish-kryetarit, Vlladimir Pançevski i cili nga e enjtja është nën hetimin e PSP-së për dhënie të sekretit zyrtar dhe për keqpërdorimin me AKMIS-it.

Gjykatësit e pranishëm në mbledhje për sdk.mk. treguan se që kur Ribarev tha se i gjithë aktiviteti i sistemit për ndrajen me të gjitha gjurmët brenda si janë ndarë lëndët para dhe pas ardhjes së Pançevskit në krye të Gjykatës është marrë nga PSP-ja dhe po analizohet, reagoi gjykatësja Lidija Petrovka, e cila pyeti: “Çfarë mund të bëj unë tashmë ku nga katër gjykime të PSP-së, tre kanë rënë te unë? Unë jam më e prekur”.

Ribarev i tha: “Pse nuk keni reaguar në momentin kritik. Pse e paraqitni tani?”. Pas kësaj pyetje Petrovska nuk e ka thënë as një fjalë, thonë bashkëbiseduesit me sdk-n.

Gjatë gjithë mbledhjes, në të cilën nuk ishte i pranishëm i dyshuari Pançevski, u.d. kryetarja e mëparshme Tatjana Mihajllova vazhdimisht ka hyrë dhe dalë nga mbledhja sepse i ka cingëruar telefoni. Ka dalë pesë herë jashtë që të flas në telefon. Ajo ishte shumë e shqetësuar.

“Çka do bëhet me ne?”, pyeti gjykatësja Aleksandra Stefania, të cilën Këshilli Gjyqësor e delegoi nga Gjykata në Negotinë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, te ajo bien një numër i madh i hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike në procedurën paraprake.

“Nuk e di unë, këtë e vendos Këshilli Gjyqësor”, u përgjigj Ribarev.

Vitin e kaluar për shkak zhvillimit të procedurës në mënyrë joligjore, joprofesionale të procedurës kundër Goran Grujoskit në lëndët “Fortesa 1” dhe “Fortesa 2” Janeva mori iniciativë për shkarkim deri te Këshilli i fakteve. Por, ajo nuk është shkarkuar deri sot.

“Në mbledhje kishte kolege që e kam parë për herë të parë. Edhe ajo i ka punuar lëndët e PSP-së”, tha gjykatësja e pranishme në mbledhje.

LEXO: A ka kryer vepër penale Pançevski me videon gjatë bastisjes së PSP-së në shtëpinë e tij? (VIDEO)

LEXO: Janeva: Atë që e kemi kërkuar dhe gjetur në shtëpitë e tyre e kemi marrë

LEXO: Janeva: Dihet arsyeja pse PSP-ja ka hyrë te Pançevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button