Ndalohet një person në Han të Elezit pasi i gjendet një sasi e madhe armësh (FOTO)

Policia e Kosovës ka ndaluar personin me inicialet A.V, 37 vjeç, shqiptar nga Kosova, në fshatin Neqavc të Hanit të Elezit për pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

“Pas pranimit të informatave se i dyshuari A.V.,mund të ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit, kanë gjetur dhe konfiskuar, 4 pushkë të llojeve të ndryshme, 14 mina befasuese kundër këmbësorisë, 13 granata dore, 30 karikatorë të zbrazët rreth 2 500 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe materiale të tjera”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.

Image

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button