Lideri i Katalonjës flet në parlamentin rajonal

Lideri rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, sot pritet të flasë në parlamentin rajonal, në periudhën e shqetësimeve në qeverinë qendrore të Spanjës, se Parlamenti i Katalonjës mund të votojë për pavarësi nga Spanja, transmeton REL.

Zyrtarët e Katalonjës thonë se njerëzit gjërësisht kanë votuar për pavarësi në referendum, i cili është mbajtur para 10 ditësh.

Por, gjatë funjavës së kaluar, në kryeqytetin rajonal, Barcelonë, qindra mijëra njerëz kanë protestuar kundër ndarjes nga Spanja.

Ata thanë se referendumi nuk e tregon vullnetin e vërtetë të rajonit, pasi ata që dëshirojnë të mbeten në Spanjë, kryesisht e kanë bojkotuar referendumin.

Sipas legjislacionit të Katalonjës, që konsiderohet jokushtetues nga qeveria në Madrid, votimi i sotëm eventual për pavarësi në Parlamentin e Katalonjës, do ta fillonte procesin gjashtëmujor të bisedimeve për ndarje me Spanjën, para zgjedhjeve rajonale dhe aktit final të shkëputjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button