Është e mundur që Tramp ta vizitojë zonën e demilitarizuar midis dy vendeve të Gadishullit korean

Presidenti amerikan, Donald Tramp është e mundur ta vizitojë zonën e demilitarizuar midis Koresë Jugore dhe asaj Veriore, në kuadër të vizitës në Seul, që është planifikuar për muajin e ardhshëm, kumtoi një burim ushtarak.

Nga fundi i shtatorit Shtëpia e Bardhë ka dërguar në Korenë Jugore ekspertë, të cilët kanë bërë kontroll në vendet të cilat do t’i vizitojë Tramp, lajmëroi Jonhall.

Ekspertët e SHBA-së e kanë kontrolluar edhe vendin Panmunxhom dhe pikën kontrolluese “Oulet”, që gjendet në kufirin midis dy vendeve.

Është e mundur që presidenti i SHBA-së të vizitojë edhe ndonjërin nga ishujve kufitare në Detin e Verdhë.

Pritet që Tramp t’i dërgojë porosi të fuqishme Koresë Veriore gjatë vizitës në Korenë Jugore.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, planifikohet që turneu i Trampit nëpër Azinë Lindore të fillojë më 2 nëntor, me ç’rast ai me siguri do t’i vizitojë Japoninë, Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button