Dita botërore e të pastrehëve

Në organizim të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit sot në Pikën për të pastrehë – Momin Potok, do të shënohet Dita botërore e të pastrehëve.

Pika për të pastrehët në Momin Potok funksionin për të nëntin vit me radhë dhe ofron shërbime, ndihmë dhe mbështetje të 50 të pastrehëve në bazë ditore, të cilët rregullisht e vizitojnë çdo të premte dhe ka për qëllim të mundësojë që ata t’i realizojnë të drejtat e tyre themelore dhe të riintegrohen në shoqëri.

Të pastrehët në këtë pikë mund t’i kontrollojnë shërbimet për mbajtje të higjienës, ndërsa me ta punon edhe një ekip mjekësh, një psikolog dhe punonjës social. Ata gjithashtu marrin edhe veshje, ushqim dhe të mira të tjera materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button