Tetovë, shoferët në betejë me gropat

Një pjesë e qytetit të Tetovës është e pakalueshme për vozitësit për shkak të gropave të krijuara në asfalt pas shkrirjes së akullit dhe kripës së hedhur në të. Disa rrugë madje në qendër të Tetovës, një kohë të gjatë po rinovohen dhe janë lënë pa mbaruar, asfalti i vjetëruar dhe ndryshimi i temperaturave kanë bërë që shoferët të jenë në betejë të vazhdueshme me gropat rrugët e qytetit.

Nga komuna  e Tetovës thonë  se sanimi i gropave do të fillojë menjëherë sa të përmirësohen kushtet klimatike. Nga kjo komunë bëjnë me dije se për këtë vit janë paraparë 8 milijon e gjysën denarë për sanimin e gropave, shumë e ngjajshme me vitin e kaluar.

“Gjendja e rrugëve së shpejti do të përmirësohet” thonë nga Komuna e Tetovës. 

Gjendja aktuale paraqet probem të madh për trafikun në Tetovë, për shkak të gropave madje dhe atyre më të voglave, vozitësit janë të detyruar të vozitin më ngadalë kështu që krijohet kaos në komunikacion. 

Lajme të ngjashme

Back to top button