fbpx

Maqedonia me fitore mbylli garat kualifikuese

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll me fitore bindëse 4:0 (2:0), duke e mundur Lihteshtajnin i ka mbyllur garat kualifikuese për KB “Rusi 2018”, duke përfunduar në pozitën e 5-të në tabelë. Në stadiumin “Mllkadost” të Strumicës mbi 6.000 spektator padyshim që u ndanë të kënaqur nga loja që treguan të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski.

Golat për Maqedoninë ishin vepër e Visar Muslit, Aleksandar Trajkovskit, Enis Bardhit dhe Arijan Ademit. Sigurisht se më barazimet ndaj Shqipërisë dhe Italisë si dhe fitoret ndaj Izraelit dhe Lihetshtajnit Maqedonia do të vazhdojë të ngjitet në renditjet e FIFA-s, ndërsa ajo që gëzon më shumë është forma e mirë e ekipit që premton një të ardhme të mirë. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button