Ministri i Shëndetësisë ndërroi jetë në maratonën e kancerit (FOTO)

Ministri i Shëndetësisë së Tunizisë ka humbur jetën pas një infarkti në zemër kur po merrte pjesë në maratonën e bamirësisë që lufton kancerin.

“Slim Chaker, 56 vjec filloi të ndihej keq pasi vrapoi 500 metra dhe vdiq në spitalin ushtarak,” – njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Maratona u mbajt ditën e dielë në qytetin bregdetar të Nabeul për të mbledhur fonde për ndërtimin e një klinike kanceri për fëmijët.

Chaker u emërua si Ministër i Shëndetësisë muajin e kaluar pas një riorganizmi të kabinetit.

Kryeministri i Tunizisë, Youssef Chahed tha se kishte humbur një vëlla dhe koleg, i cili humbi jetë duke bërë një akt humanitar dhe fisnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button