Ja si është Schumacher katër vjet pas ndeshjes

Fansat e kampionit të “Formula 1” Michael Schumacher kanë rindezur shpresat për përmirësimin e shëndetit të tij. Ky entuziazëm vjen pas deklaratës së agjentes së tij. Sabine Kehm foli për koleksionin e makinave të Schumacher dhe tha se po mendojnë që të hapin një muze. Mediat britanike shkruajnë se fakti që agjentja e kampionit të Formula 1 përdori termin “ne”, do të thotë se ka një shpresë që gjendja e Schumacher mund të jetë përmirësuar, njofton tvklan.al.

Ato shkruajnë se deklarata e agjentes së tij ka ngjallur shpresat se Michael Schumacher mund të jetë përfshirë në planifikimin për hapjen e muzeut, pavarësisht se është ende duke u mjekuar.

Sabine Kehm tha se hapja e muzeut me automjetit e kampionit të garave me makina është një mënyrë e mirë për të kujtuar legjendën.

“Ne kemi planifikuar që t’i bëjmë ato të disponueshme për publikun”, tha ajo.

Ndërkohë, 48-vjeçari Schumacher pësoi një aksident të rëndë në vitin 2013 në Alpet Franceze pasi goditi kokën në një shkëmb. Ai ishte në koma për gjashtë muaj.

Schumacher u zgjua nga koma në vitin 2014, ndërsa sot e kësaj dite nuk dihet gjendja e tij e saktë shëndetësore. Sipas mediave të huaja, besohet se kampioni i Formula 1 nuk mund të lëvizë dhe të flasë. Janë plot 15 mjekë që po kujdesen për Schumacher në shtëpinë e tij në Gjenevë, Zvicër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button