Kapet banda kriminale me 19 vetë, mes tyre dy shqiptarë (FOTO)

Policia e Italisë, në bashkëpunim me atë të Gjermanisë kanë kapur një bandë kriminale me 19 anëtarë gjithsej. Këta persona dyshohet se kanë kryer një sulm grabitjeje me makinë të blinduar. Ata gjithashtu akuzohen se kanë dashur të vjedhin një sasi shumë të madhe parash në një makinë të blinduar.

Në këtë operacion policor të madh që u shtri në disa provinca si në Salerno, Napoli, në Foggia, Verona dhe në landin e Rheinland Pfalz të Gjermanisë, kanë marrë pjesë shumë policë. Nga 19 personat e vënë në pranga, për nëntë u vendos masa e arrestit me burg, për tetë u vendos arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje për dy të fundit, shkruan “Tele Foggia”.

Në pranga kanë përfunduar italianë më së shumti. Kështu janë arrestuar Angelo Carbone 51 vjeç, Antonio De Sandi, Luigi Delli Carri, Ciro Bruno, Maurizio Correra, Pasquale Pecorela, Angelo Pugliese, Francis Cucchiarale, Giancarlo Valerio D’Abramo, i përfshirë në një vjedhje pak ditë më parë në Bari. Po ashtu në pranga përfunduan Salvatore Della Ratta, Giovanni Dimitri, Giovanni Visone, Domenico Cocco, Luigi Cavallaro, si dhe dy shqiptarë, Loren Huqi dhe Erand Sallaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button