Ahmeti: Më 15 tetor kryetari i Shkupit të Vjetër do të jetë Visar Ganiu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në tubimin e sotëm përmbyllës në sheshin Skënderbej në Shkup ka thënë se kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu duhet të vazhdojë misionin dhe të krijojë vlera.

“Visari ka mbështetje të parezervë nga vëllezërit e  tij, ka përkrahjen e BDI-së ka përkrahjen e ekzekutivit, sepse  Çairi ka nevojë për urbanizim edhe më të mirë. Me 15 Tetor i pari i Shkupit të vjetër do jetë Visar Ganiu, me fitoren e Visarit fiton i gjithë Shkupi i vjetër, fitojnë edhe ata që nuk do të votojnë për Visarin” ka thënë Ahmeti.

Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit Visar Ganiu para qytetarëve të grumbulluar në tubimin përmbyllës ka thënë se çairasit meritojnë një kryetar komune i kthyer nga ata e jo politikan i cili do të merret me politika të mëdha.

“Unë do të bëj çdo gjë që programin e titulluar KONTRATA ta realizojmë në tërësi”, ka thënë Ganiu.

Në Çair ekzistojnë njerëz të cilët një program do ta realizojnë në tërësi, ndërsa Çairit nuk i duhen funksionarë partiakë të cilët synojnë vetëm përfitime personale.

Në emër të listës për këshilltarë në komunën e Çairit të pranishmëve iu drejtua  Lulëzime Hoxha e cila ka thënë se KONTRATËN dhe projektet brenda saj do ta realizojnë në përpikshmëri bashkë me kryetarin Visar Ganiu.

“Bashkë me Visar Ganiun do të realizojmë në tërësi KONTRATËN e Visar Ganiut”, tha Hoxha.

Zëvendëskryeministri i obliguar për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika në fjalën e tij u shpreh se Visar Ganiu është njeriu i duhur për Çairin.

Sipas tij këto zgjedhje dallojnë sepse disa subjekte aty për aty dëshirojnë ta sfidojnë BDI-në, por do ta kenë të kotë.

“Jam i sigurt që ne nuk do të lejojmë të na drejtojnë subjekte të cilët nuk dinë ku të na çojnë. Shpresoj se këto zgjedhje do jenë ringritje e BDI-së”, tha Lika.

Në tubimin përmbyllës të Bashkimit Demokratik për Integrim në sheshin Skënderbej në Shkup kanë marrë pjesë me mijëra qytetarë të Çairit duke dhënë kështu mbështetjen për Kontratën e Visar Ganiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button