Megjashi: Partitë politike të mos i keqpërdorin fëmijët për fushata dhe marketing

Partitë politike t’i kursejnë fëmijët nga çfarëdo përfshirje në fushatat politike dhe marketingun politik pavarësisht nëse bëhet fjalë për marrjen e tyre në tubime, veshje me simbole nga një parti e caktuar politike, shfrytëzim për ndarje  të fletushkave apo ngjitjen e posterëve, fotografim apo përdorimin e motiveve të fëmijëve, fotografimi me fëmijët ose filmim i videove me fëmijë, apelon sot  Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi.

Njëherit kërkon që partitë politike, kandidatët në zgjedhjet lokale për këshilltarët dhe kryetarët e komunave, prindërit dhe kujdestarët gjithashtu t’i respektojnë ligjet dhe Konventën për të drejtat e fëmijës.

Si qytetarë të barabartë, fëmijët, shton Ambasada e parë, kanë të drejtë të informohen se çfarë po ndodh në vend, sepse kjo drejtpërdrejt i përfshin dhe ndoshta më shumë nga të gjithë ne të rriturit, sepse ardhmëria e vendit mbetet e tyre.

Ambasada kujton se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve në nenin 12 paragrafi (4) ndalon keqpërdorimin e fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik apo fetar. Në vitin 1991, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Deklaratën për mbrojtjen e fëmijëve nga manipulimi dhe shpërdorimi politik me të cilin ndalohet çdo lloj detyrimi politik dhe organizimi i fëmijëve si instrument për presion politik dhe keqpërdorim edhe ekspozimin i sigurisë fizike dhe shëndetit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button