Stërvitje taktike e ARM-së në poligonin Krivollak

Armata e Republikës së Maqedonisë me kryerje të stërvitjes ushtarake të qitjes me mbushje “Batalion i përforcuar i mekanizuar këmbësorik në sulm” që u mbajt sot në poligonin e armatës Krivollak, e tregoi nivelin e trajnimit dhe stërvitjeve të pjesëtarëve të saj në kryerjen e operacioneve ofensive të përbërjes më të mëdha të bashkuar prej shumë njësive të saj.

“Prezantimi i masave dhe procedurave në kryerjen e operacioneve luftarake në kushte komplekse në fushëbetejë, me përdorimin e forcës të madhe të zjarrit e prezantoi gatishmërinë e ARM-së për përmbushjen e misionit kushtetues për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, por edhe për të gjitha sfidat që priten nga Operacionet e udhëhequra nga NATO”, thuhet në deklaratën nga Armata e Republikës së Maqedonisë.

Në stërvitje ka marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i Armatës, Gjorge Ivanov, i cili në fjalimin para pjesëtarëve të ARM-së e ka dhënë mirënjohjen për sjelljen profesionale, motivimin e lartë, aftësitë dhe stërvitjen e demonstruar jo vetëm për stërvitjen e kryer në mënyrë të përsosur, por edhe për të gjitha angazhimet e anëtarëve të ARM-së në ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore.

Иванов арм вежба

“Si komandant suprem, gjithmonë kam insistuar ta merrni atë që ju takon. Juve u nevojiten kushte moderne dhe mjete moderne për luftim dhe përballje me sfidat që janë dominuese në shekullin 21. Dëshiroj edhe në të ardhmen të gjitha këto njohuri dhe këto aftësi t’i shfrytëzoni  që ta arsyetoni besimin të cilin tek ju e kanë qytetarët e Maqedonisë, të cilët nuk e kanë mundësinë që këtë ta shohin, por ju shohin kur ndihmoni dhe përballeni me fatkeqësitë natyrore, kur u ndihmoni gjatë përmbytjeve dhe zjarreve. Prandaj, ky besim ndaj jush është kaq i madh”, tha presidenti Maqedonisë.

Në stërvitjen taktike të qitjes me mbushje morën pjesë më shumë se 800 pjesëtarë të ARM-së në forcë të  batalionit të mekanizuar këmbësorik nga brigada e parë e mekanizuar këmbësorike, i përforcuar me njësite nga brigada, regjimenti për operacione speciale dhe brigada e aviacionit.

Në qitjen krahas autoriteteve më të larta ushtarake, morën pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem, Gjorge Ivanov, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelit, Metodija Veliçkovski dhe gjeneralët e ARM-së, asociacioni i atasheve ushtarake, ekipi këshilldhënës i NATO-s dhe një numër i madh të ftuarish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button