Franca nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonjës

Franca nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Francës për Çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau tha se nuk do ta njohin shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, në qoftë se kjo bëhet në mënyrë të një anshme.

Loiseau, duke iu përgjigjur pyetjes së televizionit CNews tha se “Nëse do të ketë një deklararim të pavarësisë, atëherë kjo do të jetë e njëanshme dhe nuk do të njihet”.

Duke u bërë thirrje palëve për vendosjen e dialogut, Loiseau tha se rezultati i parë i shpalljes së pavarësisë do të jetë dalja e Katalonjës nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një takim me kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy pas referendumit të 1 tetorit, tha se mbështesin unitetin kushtetues të Spanjës.

Në rajonin Pyrenees-Orientales të Francës e cila njihet si “Katalonja Veriore” jetojnë rreth 470 mijë persona të cilët kanë lidhje të ngushta me qytetarët e rajonit të Katalonjës në Spanjë.

Pritet që nesër presidenti i Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, t’i prezantojë Parlamentit rezultatet e referendumit të pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button