Me “Shtëpia e Bernarda Albës”, të enjten fillon festivali “Skupi” (VIDEO)

Nën moton “Për frymë të shëndoshë” duke filluar nga 12 tetore e deri 18 tetor do të mbahet Edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar të teatrove “Skupi” në të cilin do të shfaqen shtatë shfaqje nga Shqipëria, Kosova, Rusia, Izraeli, Serbia, Irani dhe Bullgaria.

Festivali do të hapet me shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës” nga Lorka në regji të Qëndrim Rijanit, të Teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Korça, Shqipëri. Hapja do të jetë në Suli han në orën 20:00.

“Shtëpia e Bernarda Albës”- Nga autori Federiko Garcia Lorka është një ‘Eksterier Spektakël’. Jemi përpjekur që të gjithë përrallën ta përshtasim me vëndin e veprimit, ndërkohë që publiku bëhet bashkëvuajtës me personazhet, ndihmuar kjo edhe nga vetë vendi i veprimit. Si rrallë herë ai në këtë rast do të ketë mundësinë për të parë një shfaqje në një shtëpi reale gjegjësisht në ‘Shtëpinë e Bernardës’.

Luajnë: Zamira Kita, Klodjana Keco, Gladiola Harizaj, Blerta Belliu, Dasara Xhangolli, Linda Jarani, Ilda Pepi dhe Sotiraq Bratko. Këngëtar: Laxarela Deti, Niki Petriti.

Gjatë ditëve të ardhshme festivali do të mbahet në Qendrën Kulturore Rinore ku do të prezantohen shfaqjet: Bisha” e teatrit “U Musta” nga Perm, Rusi; “Martiri” i Teatrit të qytetit nga Gjakova, Kosovë; “Pi duhansi burrë” nga tel-Avivi – monodramë e inspiruar nga jeta e Frida kallos; “Vizione nga shekulli i argjendtë” i Qendrës për dekontaminim kulturor nga Beogradi; “Fol, Medeja” i kompanisë teatrore “Jirjirak” nga Teherani dhe, në ditën e fundit të festivalit  – “Shërbëtoret” nga Teatri kombëtar “Ivan Vazov nga Sofja.

“Do të përpiqemi ta mbajmë traditën dhe të prezantojmë teatro të cilët nuk i kemi parë deri tani, dhe disa që i dinim, ndërsa mendojmë se është mirë t’i shikojmë, ndërsa që nuk i keni parë në festivalet e tjera. Në këtë kuptim, kemi me të vërtetë se çka t’ju ofrojmë”, tha seleksionuesi i festivalit Senko Velinov sot në konferencën për shtyp.

Në program, tha ai, nuk vendosin shfaqje nga Maqedonia sepse publiku ato mund t’i shikojë në repertorin e rregullt të teatrove, ndërsa për to, ka edhe festival të posaçëm – FTM “Vojdan Çernodrinski”.

“Kur shfaqjet nga Maqedonia luajnë në festivale vendore do të thotë alibi. Festivalet plotësojnë hapësirë që t’i arsyetojnë disi edhe kohën, edhe të hollat”, tha Velinov.

Si edhe në edicionet e kaluara, në “Skupi 2017” do të ndahet një çmim – Gran-pri për shfaqje më të mirë, për të cilin do të vendosë juria treanëtarëshe në përbërje të: Vebi Qerimit, Gjorgji Jolevskit dhe Lluka Kortinës.

Për më shumë:  http://www.skupifestival.org.mk/al/Index

Biletat mund të blihen në http://www.karti.com.mk/ dhe http://mktickets.mk/.

Biletat për shfaqjen e “Shtëpia e Bernarda Albës” mund të blehen edhe të enjten në stendat që do të vendosen para Suli An-it, kurse për shfaqjet tjera do të blehen në Qendrën Kulturore Rinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button