fbpx

Gjykata e Bosnjës liron ish-komandantin e dyshuar për krime lufte

Një gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka liruar nga akuzat, Naser Oric, komandantin e forcave myslimane të Bosnjën në Srebrenicë, gjatë konfliktit të viteve të 90-ta, njofton REL.

Gjykata shtetërore për krime të luftës në Sarajevë, ka liruar Oricun, nga akuzat për vrasjen e tre të burgosurve serbë në zonën e Srebrenicës, në vitin 1992.

Edhe një ushtarë tjetër boshnjak, Saabahudin Muhic, po ashtu është shpallur i pafajshëm.

“I akuzuari Naser Oric dhe Sagahudin Muhic, janë liruar nga akuzat për shkelje të dispozitave të Konventës së Gjenevës”, ka thënë gjykatësja, Saban Maksumic.

Të afërmit e viktimave serbe kanë dalur nga salla e gjyqit në shenjë proteste ndaj vendimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button