Lëvizëm me gisht në ndërtesën 18/1 në Çair

Banorët e Ndërtesës 18/1 së banesave në rrugën Kërste Asenov në Çair së bashku me “Lëviz me gisht” të dielën inicuan një aktivitet për të bërë ndryshime në ndërtesën e cila ishte në gjendje të mjerueshme me të cilën banorët u përballen me vite të tëra. Ndërtesa e re me ndihmën e tyre mori pamje të re, ndërsa banorët vend më të mirë për jetesë, njofton Portalb.mk.

“Ndërtesa pesëkatëshe që u ndërtua në vitin 1965 me mbi 120 banues kishte mure të plesitura dhe të pa farbuar, llamba të prishura pa energji elektrike nëpër korridore. Për shkak derës së hyrjes e cila ishte e prishët, banuesit u vunë në shënjestër të hajdutëve në orët e vona të mbrëmjes. Për shkak se shumica e banuesve janë me ndihmë sociale ose me një anëtar të punësuar të familjes, këshilli banesor nuk ka qenë në gjendje të mbledh financa të mjaftueshme për restaurimin e ndërtesës. Problemi është zgjidhur nga disa ndërhyrje që përfshijnë farbimin e murit dhe shkallëve, instalimin e llambave dhe prizmave të reja, blerjen dhe vendosjen e një dere të jashtme, pastrimin e oborrit, mbjelljen e parkut, mbjelljen e pemëve dhe vendosjen e një ulëse jashtë ndërtesës”, thuhet në kumtesë.

Kjo iniciativë u përkrah edhe nga Këshilli nacional i të rinjve në kuadër të fushatës “Lëviz me gisht”. Qëllimi kryesor i fushatës ishte që të ngrihet vetëdija për ndryshme shoqërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button