Anulohet diskutimi për “Sopotin”: Dëshmitarë të mundshëm Jankullovska dhe Mijallkov

Ësthë anuluar diskutimi i sotëm për rastin “Sopot” pasi që pala mbrojtjëse ka kërkuar kohë për përgatitje. Avokatët e të akuzuarve thonë se kanë nevojë për kohë që t’i koncentrojnë dëshmitë prej kur e ka marrë rastin Prokuroria Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Për seancën e ardhshme është e paraparë që të dëshmojë Ramadan Bajrami. Avokati Naser Raufi, tha se nuk është e përjashtuar mundësia që si dëshmitarë të thirren ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

“Tani për tani mendoj se nuk ka nevojë, gjithçka që kanë pasur për të thënë, ata e kanë thënë, por nuk përjashtohet mundësia”, tha Raufi.

Ndryshe, nga materialet e përgjuara të publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohet se si ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.

Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se në mars të vitit 2003 kanë vendosur eksploziv në rrugën lokale Sushevo-Sopot, ku në këtë eksplodim u vranë dy anëtarë të kontingjentit polak të NATOS dhe një civil maqedonas. Kjo ndodhi dy vjet pas konfliktit të vitit 2001, kur Maqedonia ende po e merrte veten nga pasojat që i shkaktuan veprimet e armatosura edhe në planin e sigurisë edhe atë ndëretnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button